Një bombol gazi ka rrjedhur dhe më pas ka shpërthyer në katin e 5 të një pallati në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Reshit Çollaku”, ndërsa në momentin e shpërthimit në banesë ishin 2 të moshuar, të cilët fatmirësisht nuk kanë marrë dëmtime.