U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës drejt kufirit me Malin e Zi, 13 emigrantë të huaj që i kishte marrë në Sarandë, vihet në pranga drejtuesi i automjetit, Agim Kasapi.
Sekuestrohen automjeti (furgon), 2 aparate celulare, 22 000 lekë dhe 450 euro. Policia thotë se gjatë operacionit, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Beltojë”, i kanë bërë shenjë ndalimi furgonit që të ndalonte.
Në këtë automjet ishin pasagjerë 13 persona të huaj (nga Bangladeshi dhe India), të cilët dyshohet se Kasapi i kishte marrë në Sarandë dhe po i transportonte, kundrejt pagesës, në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me qëllim që ata të kalonin në vendet e BE-së.
Automjeti tip “Huyndai” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare, 22 000 lekë dhe 450 euro.