Gleard Gusholli , ky është 31-vjeçari nga Tirana, torturoi të dashurën e tij për 1 javë!
Ky është Gleard Gusholli, i arrestuari nga policia e Tiranës për dhunimin dhe mbajtjen peng për 1 javë rresht të 28 vjeçares e cila ka kërkuar që dhunuesi të burgoset për tentativë vrasje.
Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur si pasojë e xhelozisë së Gleard Gusholli i cili ishte i lidhur me 28 vjeçaren dhe dyshonte se kjo e fundit e tradhëtonte.
Gjatë dëshmisë së saj, e dhunuara ka deklaruar se autori e kishte detyruar të konsumonte kokainë.