Si po zhvaten të moshuarit me tabletat dhe kremin OBEN , këtu shitet sa 7-fishi i Turqisë dhe s’ka rezultat, pensionistja denoncon te Gazeta Jonë
Nga Redaksia Investigative Gazeta Jonë
Industria e barnave është një ndër më të mëdhatë në botë ku shpesh herë përfitohet nga frika dhe dhimbja e pacientëve. Ky është një realitet botëror, por situata bëhet edhe më abusive kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ku kontrolli i autoriteteve është thuajse minimal për shkak të problemeve me boshllëqet ligjore, si edhe nivelin e lartë të korrupsionit.
OBEN një mashtrim , studimet konfirmojnë se s’ka asnjë ndikim pozitiv te kockat dhe kycet
Mosha me të cilën abuzohet më shumë është ajo mbi 50 vjeç ku duke përfituar nga informacioni i kufizuar për të kërkuar online si edhe problemet me shëndetin, mjaft kompani që shesin gjoja barna apo suplemente ushqimore bëjnë fushata të mëdha reklamash në televizion si media më e ndjekur prej kësaj moshe duke ofruar “zgjidhje”, por me kosto shumë të lartë për xhepin dhe shëndetin e tyre.
Gazeta Jonë ka marrë mjaft denoncime në lidhje me këto praktike duke vijuar prej javësh një cikël shkrimesh denoncuese me qëllim mbrojtjen e pacientëve dhe orientimin e tyre te mjekët e specializuar për sëmundjet e tyre dhe jo te xhambazët që pretendojnë se ofrojnë shërim duke u zhvatur paratë.
Rast flagrant është ai i tabletave apo kremit OBEN që reklamohen në emisionet e pasdites në televizione si shëruer të sëmundjeve të kyçeve, por që në fakt sipas dëshmive për Gazeta Jonë të të moshuarve që e kanë përdorur këtë, nuk bën asgjë.
INVESTIGIMI/ “Kemi ilac për diabetin , tensionin , prostaten …”, Gazeta Jonë zbulon si po mashtrohen pacientët prej një individi nga Kosova me lëngje të çuditshme
Përkundër kësaj, pra që ky produkt nuk sjell asnjë përmirësim të shëndetin e të moshuarve, ky produkt u shitet atyre me çmim të frikshëm krahasuar me atë që është në treg në vendin e origjinës, në Turqi.
Gazeta Jonë bëri një kërkim në ëebsitet online ku OBEN shitet në Turqi dhe zbulojmë faktin e frishkshëm: Ai shitet shumëfish më shtrenjtë në Shqipëri se sa në Turqi.
Nga verifikimi ynë (shih foton) rezulton se një kuti me 90 tableta OBEN në Turqi shitet me 168 liraturke. Kjo shumë është rreth 7-8 euro sipas kursit të këmbimit të platformës Google.
Kujdes nga gjoja “ilaçet” e prodhuara bodrumeve! Gazeta Jonë zbulon mashtrimin e radhës me “lëngjet çudibërës”
Ndërkohë, kompania që sjell këtë produkt në Shqipëri e shet atë me më shumë se 3 mijë lekë të reja (30 mijë lekë të vjetra) dhe kutia nuk ka 90 tableta por 60 tableta duke bërë që çmimi të shkojë deri në 6-7 fish më shumë.
INVESTIGIMI/ “Kemi ilac për diabetin , tensionin , prostaten …”, Gazeta Jonë zbulon si po mashtrohen pacientët prej një individi nga Kosova me lëngje të çuditshme
OBEN shitet si suplement ushqimor dhe ka një çmim minimal në Turqi, pra nuk është ilaç që shëron, por këtu e marketojnë si të tillë duke gjeneruar të ardhura kolosale nga vuajtja e të moshuarve.
Gazeta Jonë do të vijojë të denoncojnë abuzimet me këtë produkt por edhe produkte të ngjashme gjatë ditëve në vijim, siç janë lëngjët e frutave për shembull që abuzivisht pretendohet se shërojnë kancerin.
**Artikulli është shkruar në kuadër të angazhimit të Gazeta Jonë për të siguruar një hapësirë për ushqime dhe barna të shëndetshme për qytetarët. Na lexoni për investigime të tjera të ngjashme.