Laert Haxhiu bëri tentativën e fundit për t’i shpëtuar prangosjes në Greqi, por nuk ia doli dot… Mediat greke kanë bërë me dije detaje lidhur me arrestimin e tij, duke zbuluar se kapja e tij ka qenë krej rastësore dhe jo pjesë e një operacioni të mirëmenduar. E gjitha ka nisur kur efektivët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të mjetit të ndalojë në zonën e Eleuzës së Janinës, teksa qarkullonte me mjetin e tij luksoz tip “BMW X5”. Ai, megjithatë, nuk iu bind por përkundrazi shkeli gazin.
Gjatë ndjekjes, mjeti ka përplasur tre automjete, por është ndalur vetëm kur është përplasur me një bordurë dhe i ka shpërthyer goma. Në atë moment i janë hapur edhe airbag-ët, të cilët e kanë bërë të vështirë arratisjen e tij, ndaj dhe ka përfunduar në pranga. Por nuk ishte vetëm në mjet, bashkë me të ishte dhe një grej e një shqiptar.
Drejtuesi i mjetit që vonte nga Athina lëvizte me mjet, shqiptarin e rrezikshëm, kurse tjetri edhe pse i paidentifikuar me emër, njihet pasi në vitin 2021, mbeti i plagosur nga të shtënat me armë që u qëlluan drejt pronarit të një pikë karburanti në Tebë dy vjet më parë. Deri më tani, këto janë detajet e para që kanë dalë nga kapja e të shumëkërkuarit, që duket se e ka arrestuar vetëm rastësia dhe jo Policia.