Shqipëria dhe Angli arritën marrëveshjen për transferimin e të burgosurve shqiptarë në Atdhe. 200 shqiptarë të dënuar në burgjet e Anglisë do të kthehen brenda 2 vitesh.

Mes 200 të dënuarve që do të kthehen në Shqipëri, 15 prej tyre janë të dënuar me vdekje. Mes tyre bën pjesë edhe Erlin Hasa, 35 vjeç.

Media britanike shkruan se Hasa është një nga 200 krimielët më të rrezikshëm në Britani, që do të depërtohet, sipas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.

35-vjeçari vrau një burrë, duke e goditur 62 herë me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin mars, në banesën e mikut të autorit, aty ku ndodhej edhe viktima, Marian Savu.

Transferimi vjen pas muajsh negociatash midis zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë në të dy vendet pasi Rishi Sunak diskutoi për herë të parë planin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Downing Street në muajin mars.

Kjo do t’i kursejë qeverisë britanike miliona paund dhe do të krijohet hapësira në burgjet e mbipopulluara të Britanisë së Madhe.