Psikiatrja Irena Thomo tha se shumë njerëz i i drejtohen Hoxhës e Priftit nëse kanë shenja që kanë të bëjnë me shëndetin mendor.

Këtë e tha në një intervistë për Euronews Albania, ndërsa fliste për sëmundjen e skizofrenisë. Më tej, ajo shtoi se shumë herë Prifti e Hoxha kur shohin simptomat që vuan një person e drejtojnë te specialisti.

“E kërkojnë te shëruesit popullorët. Të gjithë janë të përfshirë në atë lloj tensioni se si do të zgjidhet problemi kur është sëmurë e mund të vuaj nga skizofrenia. Hoxha dhe prifti nëse konstatojnë që ka simptoma, shumë herë i drejtojnë te specialistët psikiatër”- tha ajo