Niveli i shpopullimit të Shqipërisë është në nivel alarmant ku çdo ditë të rinjtë të cilët kanë humbur cdo shpresë rrezikojnë jetën e tyre me gomone për të kaluar drejt Britanisë së Madhe. Pavarësisht shifrave të larta të shpopullimit, qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar këtë fenomen shqetësues por së fundmi ka arritur një marrëveshje me Britaninë e madhe për të sjellë në vendin tonë të burgosurit që kanë bërë shkelje në ishullin britanik.

Ministria Drejtësisë udhëhoqi procesin e marrëveshjes për të burgosurit me Britaninë e Madhe, publikoi detajet e para të kësaj marrëveshje. Në deklaratën për median Ministria a Drejtësisë thuhet se brenda dy vitesh pritet të sillen drejt vendit tonë 200 të burgosur.

Në vijim të komunikatës së përbashkët të nënshkruar nga Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Kryeministri britanik Rishi Sunak në dhjetor 2022, si dhe pas diskutimeve që dy liderët zhvilluan në Londër në mars 2023, Shqipëria do të fillojë implementimin e marrëveshjes për transferimin e të burgosurve.

Kështu, 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare. Falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria do të mund të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve”.