Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 personat e dyshuar si autorë të plagosjes së të riut Donald Grymshi mesnatën e së premtes në lagjen “1 Maji” në Kuçovë.
Autorët janë identifikuar si Ledio Serdari, Arben Tabaku, Vasil Prendi dhe Albion Thoma. Pas një konflikti dyshohet se kanë plagosur me armë zjarrin 24-vjeçarin nga Tirana.
I riu ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe pasi mori mjekimin e parë në spitalin rajonal të Beratit, u transportua tek Trauma.
Bluzat e bardha në Berat thanë se ai ka humbur shumë gjak dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Nuk dihet ende arsyeja përse i plagosuri Donald Grymshi ndodhej në qytetin e Kuçovës mesnatën e së premtes, pasi 24-vjeçari është me banim në Tiranë.