Dy të vdekur në Maliq dhe Pogradec. Sot rreth orës 10:00 në fshatin Plasë në rrugë është gjetur i pajetë, pa shenje dhune në trup, shtetasi B. D. 63 vjeç, banues në fshatin Plasë.

Për këtë shtetas, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Maliq, vëllai i tij, i cili ka deklaruar se 63-vjeçari ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme dhe sipas deklarimit të tij, B. D. vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Po sot, rreth orës 11:00 në fshatin Udënisht, Pogradec në banesë është gjetur pa shenja jete, dyshohet e vetëvarur shtetasja A. V., 56 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes së këtyre dy shtetasve.