Kryeministri Edi Rama pati një darkë private mbrëmë me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.
Darka ishte në orën 21.00 në rezidencën e ambasadës amerikane në Tiranë bëjnë të ditur burime për Vox News.
Darka vjen pak kohë para largimit të ambasadores Kim nga Shqipëria.
Darka mes Ramës dhe diplomates amerikane zhvillohet pikërisht në ditën kur u arrestua nga SPAK, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i shpallur non grata për korrupsion nga Uashingtoni.
Në korrik të 2019 Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli atë “Non Grata”, duke i ndaluar hyrjen atij dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas daljes së urdhërarrestit nga SPAK, Vangjush Dako u vetëdorëzua sot në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste. Rasti i parë lidhet me lejen e ndërtimit të një pallati në Durrës.
Rasti i dytë lidhet me një tender për blerje projekti të bërë nga Bashkia Durrës në vitin 2014-2015 me vlerë fillestare 20 milion lekë dhe më pas është dyfishuar në 220 milion lekë të vjetra. Në rastin konkret SPAK e akuzon Dakon për shpërdorim detyre pasi nuk i kanë hyrë procedurës së prokurimit, por bashkia ka 10 fishuar vlerën.
Sa i takon lejes së ndërtimit të pallatit, hetimet për rastin nisën rreth 1 vit më parë pas një denoncimi që bënë banorët e këtij objekti.