Policia spanjolle ka gjetur eshtrat e 22-vjeçares shqiptare Sibora Gaganit, e zhdukur 9 vite më parë.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se trupi i shqiptare është gjetur në një kuti druri e murosur në murin e një banese, nga ish i dashuri i saj Marco R.

E reja ishte ishte zhdukur që në vitin 2014, konkretisht nga 7 korriku i atij viti, ku dyshohet se u plagos me thikë nga i dashuri i saj, ku ky i fundit pas arrestimit ka rrëfyer se kishte vrarë Siborën dhe trupin e tij e kishte fshehur pas një muri në banesën e tij.

Hetuesit e Policisë Kombëtare kishin kontrolluar vazhdimisht apartamentin ku Sibora dhe Marco kishin jetuar por nuk kishin gjetur asgjë. Trupi i Siborës ishte fshehur mirë brenda një kutie druri mes mureve të shtëpisë, sipas burimeve policore.

Për lokalizimin e tyre, agjentët e grupit UDEV dhe Brigadës së Policisë Gjyqësore vendore , në bashkëpunim me njësinë e sistemeve speciale të ISGJ-së, kanë përdorur aparatura me rreze X me të cilat kanë bërë regjistrimin e plotë të pronës deri në gjetjen e eshtrave.

Pas nxjerrjes së trupit, trupi është transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Malaga ku është parashikuar të kryhet autopsia dhe të konfirmohet identiteti.