Gazetari Denis Dyrnjaja ka deklaruar se SPAK është drejt mbylljes së kompleksit “Partizani”.
Në një intervistë televizive, ai ka paralajmëruar se dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi pritet që shumë shpejt të shkojë në SPAK, por nuk dihet se me çfarë statusi.
“Prokurorët thuajse e kanë mbyllur dosjen në ngarkim të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Bërishës dhe besoj se çështje kohe mund të jetë dhe thirrje e tij në Prokurori. Nuk mund të them paraprakisht në cilësinë e statusit se si do të thirret, si person në dijeni apo në përgjegjësi penale. Dosja si hetim ka ecur goxha përpara ka evoluar dhe çështje kohe do jetë duke parë duke hyrë në dyert e SPAK edhe dhëndrin e Berishës. “ – u shpreh Dyrnjaja.