Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, duke komentuar vide-skandalin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, u shpreh në emisionin “Zonë e Lirë” se filmimi është bërë me një çantë.
“Është vendosur çanta në një vend që do të kapte atë pjesë të zyrës ku do të kryhej akti. Në momentin që mbaron akti, partnerja, pra gruaja që shfaqet në video, shkon te çanta, merr një facoletë, vendos sërisht çantën. Pra kemi pasur një skenë që ka qenë e mirëmenduar”, tha Karamuço.
Në vijim ai tha se hetimet e SPAK do të zbardhin çështjen, për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një shantazh apo jo. Karamuço tha se SPAK ka regjistruar një procedim pa autor.
Karamuço tha se pajisja që ka bërë filmimin nuk shkon më shumë se 300 mijë lekë të vjetra.