Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me debat mes grupit të Foltores dhe drejtueses së seancës Ermonela Felaj. Shkak ishte renditja e pikave të rendit të ditës. Grupi i Foltores kërkoi që përpara të zhvillohet interpelanca dhe më pas mocioni me debat për çmimet e kërkuar nga grupi i PD-së zyrtare dhe jo e kundërta, sikur është vendosur.

Debati

Edmond Spaho: Seanca të fillojë me interpelancën dhe jo me debatin. Interpelancat janë të parat. Prandaj i lini lojërat me rregulloren.

Ermonela Felaj: Ju ftojmë të uleni, zini vendin tuaj.

Edmond Spaho shkon drejt Foltores: Nëse ju nuk respektoni rregulloren.

Ermonela Felaj: Ju ftoj që të qetësohuni, të dëgjohemi me respekt. Ju lutem, nuk e kuptoj arsyen e nervozizmit tuaj.

Taulant Balla: Zoti Spaho, e kuptoj që keni të gjithë pak Sali nga brenda dhe prandaj merr kot. Kjo është diskutuar edhe në konferencën e kryetarëve.

Edmond Spaho ndërhyn nga vendi

Taulant Balla: Që ty të ka hyrë Saliu brenda të ka hyrë, dhe po të del….po mbaje poshtë. Mocionet me debat janë seancë e posaçme.