Çmimet kanë prekur cdo produkt. Deputeti socialist Erion Braçe i revoltuar konstaton që kriza ka rritur edhe çmimin e kafesë. Ai e cilëson këtë zhvatje.

Po turp a keni? Edhe cmimin e nje filxhani kafeje e rritet? Nga janari e ketej, cmimi i nje kg kafe ardhur nga Italia, eshte rritur me 150 leke, vetem 150 leke; Pra, me 1.25 leke per nje filxhan kafeje, vetem 1.25 leke! Nese e shisnit ne periferi te Tiranes me 50 leke nje filxhan kafeje, duhet ta shisni me 51.25 leke;

Nese e shisnit ne qender te Tiranes me 70 leke nhe filxhan kafeje, duhet ta shisni me 71.25 leke. Cfare ka ndodhur me ju qe po e shisni filxhanin e kafese ne periferi me 70 leke e ne qender me 90 leke? Ju eshte rritur edhe juve cmimi i hekurit, cimentos, betonit? Apo cmimi i vajit, orizit, sheqerit, miellit, makaronave, vezeve, pulave etj? Zhvatje, asgje tjetër” shkruan ai.