Është rritur me 50 lekë çmimi i biletës Tiranë-Durrës. Qytetarët tregojnë se çmimi i biletës ka qenë 150 lekë të reja në mëngjes, ndërsa tani ka shkuar në 200 lekë.

E gjitha ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.
Kujtojmë se që prej ditës së djeshme, litri i naftës po shitet me gati 260 lekë për litër.

Ndërkohë, shumë shqiptarë duan të protestojnë, por ende nuk ka një organizim të besueshëm.