Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Hamallaj të Durrësit.
Shoferi i Lindita Nikollës, së bashku me tre vëllezërit e tij kanë masakruar fqinjët e tyre.
Por Martin Nikolla, punonjës i Gardës së Republikës, njëkohësisht edhe shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolli, nuk është mjaftuar me dhunën e ushtruar, por ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar 5 herë ndaj familjes Kaçi.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen ‘Hidrovor’ në Hamallaj të Durrësit.
Martin Nikolla me vëllezërit e tij, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla janë kthyer në njerëz problematikë të lagjes së tyre. Ndaj tyre ka pasur denoncime të shumta, por strukturat e shtetit duket se nuk i kanë proceduar asnjëherë.
Ditën e sotme Martin Nikolla, i cili punon si shofer i kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla së bashku me vëllezërit e tij, i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të forta familjen Kaçi, fqinj të tyre.
Ka qenë Pjetër Kaçi, 80 vjeç, kryefamiljar i familjes i cili po kalonte në rrugët e lagjes kur Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolli i kanë zënë rrugën të moshuarit, duke i thënë; pse na sheh. Pas këtij debati ata e kanë goditur të moshuarin.
Duke parë konfliktin, janë afruar djemtë e te moshuarit, të cilët menjëherë kanë rënë pre e dhunës nga ana e familjes Nikolli, të cilët të pajisur me shkopinj bejsbolli, armë zjarri e mjete të tjera të forta, i kanë goditur dhe dhunuar të gjithë anëtarët e kësaj familje.
Madje Martin Nikolli ka nxjerrë pistoletën duke ja drejtuar familjes Kaçi dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim te tyre…
Si pasoje e dhunës janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi, njëri prej të cilëve ka marre fraktura në kokë, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje më të mire.
Gjithashtu pre e dhunës kanë rënë dhe gra e fëmijë.