Tre aksidente u shënuan mëngjesin e kësaj të diele, 6 gusht 2023, në të gjithë vendin. Fatmirësisht nuk ka humbje jete por vetëm të plagosur.

Aksidenti i parë u shënua në “Rrugën e Kombit” në mëngjes herët. Një makinë me targa serbe u përplas me trafikndarësen dhe mbetën të plagosur 5 pjesëtarët e një famileje, burri gruaja dhe 3 fëmijë. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe gruaja ndodhet në gjëndje të rëndë.

Aksidenti në Fier
Aksidenti i dytë u shënua në Fier. Dy makina u përplasën rreth orës 07:30 minuta në në vendin e quajtur “Safari park”.  Automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh.

Moti i keq sjell aksidente/ 16 të plagosur brenda pak minutash nga

Aksidenti në Fier

Si pasojë, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe.Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti në Korçë
Ndërkohë në Korçë, rreth orës 07:55 minuta, automjeti tip “Peugeot” me drejtues shtetasin P. V., 74 vjeç, përplasi një motomjet me drejtues shtetasin D. H. Aksidenti u shënua në lagjen nr. 18, në unazën e qytetit. Drejtuesi i motomjetit u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksident në Burrel

Në Shkopet, dy persona mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Burrel – Skuraj.

Automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë saj, buzë liqenit të Shkopetit.

Ngjarja ka ndodhur në Shkopet në vendin e quajtur “Vabli”, në një kthesë. Nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa dy personat që ndodheshin në automjet janë dërguar për të marrë shërbim mjekësor në spitalin e Laçit.

Po në të njëjtin vend është aksidentuar gjatë natës një tjetër automjet i cili ka rënë buzë liqenit të Shkopetit. Për fat të mirë asnjëri nga aksidentet nuk ka shkaktuar viktima, ndërsa shkak mund të jetë bërë lagështia në rrugë.