Aksident i rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit të sotëm, 6 gusht 2023, në Rrugën e Kombit

Një makinë me targa serbi është përplasur me një trafikndarëse dhe ka dalë nga rruga, për pasojë janë plagosur 5 anëtarë të një familjeje, 3 fëmijë dhe çifti i bashkëshortëve.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe gruaja ndodhet në gjëndje të rëndë.

Familja po vinte me pushime në Shqipëri.

Aksidenti u shënua pranë fshatit Gziq të Mirditës.

Një grup hetimor do të zbulojë shkaqet e aksidentit, por dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia dhe se drejtuesi i mjetit mund të ketë humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë.