Më 14 maj, pak pas mbylljes së votimit, avokati Altin Goxhaj denoncoi në një intervistë televizive pazarin mes Ramës e Veliajt e dyshes Berisha-Meta nën miratimin e atyre që i quajti oligarkë për shitjen e zgjedhjeve lokale në Tiranë.
Që në fillim ai theksoi se e kishte denoncuar që prej 5 dhjetorit 2022 këtë marrëveshje që do çonte në përzgjedhjen e Belind Këlliçit si rival të Erion Veliajt në zgjedhjet lokale e humbjen e tij e rezulton se predikimet e Goxhajt për kullën 64 katëshe të Berishajve po rezultojnë tepër të sakta.
Ai tha se Këlliçi u përzgjodh për të qenë kandidat humbës dhe kulla në qendër të Tiranës është monumenti i shitjes së Tiranës nga opozita.
“Kjo nuk është kulla thjesht e Erion Veliajt dhe Edi Ramës, as kulla e opozitës. Kjo është kulla se si u ble Bashkia e Tiranës nga Erion Veliaj te PD-ja. Sepse këtë e kam denoncuar më 5 dhjetor 2022.” – deklaronte Goxhaj për JOQ më 7 gusht.
Që në hyrje ai renditi 10 argumente që sipas tij faktojnë shitjen e zgjedhjeve lokale duke theksuar se përzgjedhja e Belind Këlliçit ishte pjesë e allishverisheve mes PS-PD-PL e oligarkëve për t’i vënë Erion Veliajt rivalin që donte.
“Tërheqja e PD-së nga Fronti i Shpëtimit Kombëtar, manipulimi i Primareve për të nxjerrë kandidatin që donte Erion Veliaj, Përfaqësimi me Partinë e Lirisë dhe me emrin e Ilir Metës në fletën e votimit, mosnegocimi me grupimin e vulëmabjtësve për të siguruar një listë konsensuale me komisinerë, nisja me vonesë e fushatës elektorale, mungesë totale programi realist dhe ndikues në Tiranë e z. Këlliçi, përkundrazi ai paraqiti një program pikërisht ashtu siç e donte Erion Veliaj, lista këshillash bashkiakë nëpër Shqipëri që nuk shtonin vota gri, asnjë përpjekje për të nxitur pjesmarrjen e qytetarëve në votime sidomos elektoratit gri, ruajtja e statutkuosë së fletëve të votimit me bar kod që i bën të lexueshme se kush dhe për kë voton, mosndërmarrja e asnjë aksioni për deligjitimin ligjor të patronazhistëve.” – tha Goxhaj.
Më tej Goxhaj shpjegoi se Sali Berisha dhe Ilir Meta e kishin nisur prej kohësh operacionin ‘inxhinierik’ për një forcë të re politike që do kishte pak nga të dyja, që në Kuvendin Kombëtar të PD-së më 30 prill 2022.
Sipas avokatit, PD-ja dhe Sali Berisha e tradhtuan Frontin e Rezistencës Kombëtare të themeluar me qytetarë e aktivistë që do ngërthente gjithë frymën opozitare në vend e kjo për interesin personal të Berishës, pas shpalljes së tij non grata edhe nga Britania dhe paralajmërimit për një masë të tillë edhe nga BE-ja.
Goxhaj denoncoi më tej gazetarin Blendi Fevziu se ka punuar për llogari të Erion Veliajt që në krye të herës dhe është një nga agjentët më të rëndësishëm të kryebashkiakut në tregun meditik duke përmendur promovimin e Belind Këlliçit para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ai e quajti Fevziun negociatorin e medias sorosiane në Tiranë.
Avokati tha gjithashtu se pjesë e operacionit inxhinierik të Sali Berishës e Ilir Metës ka qenë edhe gazetari Çim Peka i cili sipas tij, ka vepruar si korrier i dyshes Berisha-Meta me Erion Veliajn për caktimin e Belind Këlliçit, me miratimin e Samir Manes e Aleksandër Frangajt, si kandidat të opozitës në zgjedhjet e 14 majit.
“A ma shpjegoni pak si mundet Blendi Fevziu për të promovuar 4 dhjetorin e kandidatit Belind Këlliçi, të na shpallka Këlliçin politikanin e vitit 2022. Ndërkohë që të gjithë e dinë se Blend Fevziu gjithnjë ka punuar për Erion Veliajn. Dhe kjo situatë e rreme për të prodhuar këtë imazh të rremë është pjesë e një operacioni inxhinierik ku Çim Peka si korrieri i Sali Berishës me Erion Veliajn, i deklaruar nga Sali Berisha, ku Blendi Fevziu si negociatori kryesor i medias sorosiane në Tiranë, ku Samir Mane, Aleksandër Frangaj dhe të tjerë oligarkë që financojnë PD-në përcaktuan Belind Këlliçin. Ku Ilir Meta që e ka tashmë një nga njerëzit kryesorë të partisë Belind Këlliçin promovonte dhe vendoste kushte për këtë.” – shtoi Goxhaj.
Më tej Goxhaj renditi 5 pika të programit të Këlliçit në fushatë të cilat i quajti të rëndomta dhe si të përgatitura kastile për të vulosur humbje. Ai renditi moscekjen e prishjes së pallateve 50-vjeçare në Tiranë e Shqipëri që sipas tij janë 600 mijë vota.
Goxhaj tha se prishja e pallateve 50-vjeçare është pjesë e projektit më të madh për përzënien e shqiptarëve, ndërtimin e një Tirane të re me aziatikë.
Ai përmendi gjithashtu mosvënien si projekt të korridorit lindje-perëndim në qendër të Tiranës po vetëm të atij veri-jug duke theksuar se ai lindje-perëndim është shumë më i rëndësishëm si ai veri-jug. Goxhaj tha se e gjitha kjo u bë për të mos prishur parkingjet e kullat e oligarkëve në qendër dhe për të mos prekur simbolet masonerike të Edi Ramës në qendër.
Goxhaj e quajti Belind Këlliçin si versionin e PD-së për Erion Veliajn duke thënë se janë të njëjtët ndërsa theksoi se klasa politike shqiptare është e gjitha e skaduar, e gjitha bashkë për zhbërjen e Shqipërisë, kundër shqiptarëve.
Intervista e plotë e Goxhajt
Unë këtu kam sjellë raportin tim që është me 5 faqe, paraprak. Në të unë kam paraqitur 10 pikë, 10 arsye të shitjes së zgjedhjeve, sipas denoncimit që kam bërë që në 5 dhjetor 2022.
Tërheqja e PD-së nga Fronti i Shpëtimit Kombëtar.
Manipulimi i Primareve për të nxjerrë kandidatin që donte Erion Veliaj.
Përfaqësimi me Partinë e Lirisë dhe me emrin e Ilir Metës në fletën e votimit.
Mosnegocimi me Grupimin e vulëmabjtësve për të siguruar një listë konsensuale me komisinerë..
Nisja me vonesë e fushatës elektorale.
Mungesë totale programi realist dhe ndikues në Tiranë e z. Këlliçi, përkundrazi ai paraqiti një program pikërisht ashtu siç e donte Erion Veliaj.
Lista këshillash bashkiakë nëpër Shqipëri që nuk shtonin vota gri.
Asnjë përpjekje për të nxitur pjesmarrjen e qytetarëve në votime sidomos elektoratit gri.
Ruajtja e statutkuosë së fletëve të votimit me bar kod që i bën të lexueshme se kush dhe për kë voton.
Mosndërmarrja e asnjë aksioni për deligjitimin ligjor të patronazhistëve.
Këto 10 pikë ishin 10 veprime që duhet të ishin bërë ose duhet të ishin bërë ndryshe, që qëllimisht PD-ja dhe forcat opozitare nuk i bënë. Dhe kush është shkaku i kësaj historie. Shkaku është, që të kthehemi në kohë, 30 prill 2022, kur u bë Kuvendi Kombëtar i PD-së. Në sfond ishte një logo e çuditshme, e fshehur në dritëhije. Që ishte logoja e Partisë së Lirisë, që do ishte në të ardhmen.
Sali Berisha e Ilir Meta kanë pasur një operacion inxhinierik, për të implementuar një forcë të re politike, që herët, para se të diskutohej për vula dhe veprimet ligjore të PD-së në gjykatë kanë qenë totalisht të dështuara qëllimisht sepse edhe stafi teknik ligjor që përdor Sali Berisha është i njëjti që ka humbur të gjitha betejat ligjore në mënyrë të organizuar, të qëllimtë, prej vitit 2013 e deri sot. Një parti që i ka të dyja nga pak sepse inxhinieria e tyre kishte këshilla bashkiakë të përbashkët, të punojmë në fushatë pak nga pak bashkë, sepse plani i Berishës i fshehur i 30 prillit në atë logo, tregon gjithçka ka ndodhur më vonë.
E dyta që është gjëja e rëndësishme, kur Sali Berisha deshi të marrë një reagim publik në favor të tij që ishte 7 korriku, plani ishte tjetër dhe ne i propozuam një të ri, që ishte fronti i përbashkuar i rezistencës dhe Berisha që emrin të mos e kishte rezistencë, po shpëtim. Ishte Fronti i Rezistencës Kombëtare u bë i Shpëtimit Kombëtar.
Ne i propozuam Berishës të bashkojmë të gjithë zërat kritikë, qytetarë, parti politike, gjithë elementin opozitar në një front kombëtar kundër rilindjes. Sali Berisha e pëlqeu shumë dhe 7 korriku nuk vjen më, sepse 7 korriku solli erën e qytetit që ai s’e pa më me sy dhe nuk do e shohë më me sy.
Ajo që bëri Sali Berisha frikësoi gjithë dynjanë për fitoren në zgjedhjet lokale. Bëra një editorial në atë kohë që shkruajta, Sali Berisha sot po mendon të fitojë Tiranën përmes Frontit të Shpëtimit Kombëtar Menjëherë Berisha mori një goditje nga Anglia dhe paralajmërim nga Evropa. Sepse ai e ka të ndaluar të jetë më i rrezikshëm se ç’duhet. Berisha ka një projekt të vetin që duhet të jetë aq i rrezikshëm sa duhet po jo më shumë se ç’duhet.
Që do të thotë kurrë me fitu më.
Plani i Berishës u tërhoq nga fronti dhe jo përballja, sepse interesi personal prevalon mbi interesin publik. Dhe ajo që na tha se nuk do shiten më kauza doli krejet e pavërtetë sepse Primaret në Tiranë ishin të gjitha të manipuluara. Po merren me Tiranën që e kam studiuar dhe e them me plot gojën. Për të ndodhur ajo që ndodhi që u zgjodh Këlliçi dhe jo Alimehmeti janë futur brenda në këtë teatër oligarkë, sepse oligarkë në Shqipëri nuk ka Rama, oligarkë ka PD-ja. Rama i ka ushtarë. Berisha, Ilir Meta i kanë oligarkë, japin e marrin me ta. Koncepti i oligarkisë funksionon në opozitë, oligarku i vetëm i këtij pushteti quhet George Soros. Këta të tjerët janë negociatorë që ai i i përdor për qëllimet e veta.
Tani do tregoj një detaj që është shumë i rëndësishëm për të gjithë. Blendi Fevziu në këndvështrimin tim si Altin Goxhaj nuk është ai që njohin të tjerët. Unë e njoh që në vitin 1984. Dhe në vitin 2003 Fevziu ka qenë person bazë, agjenti i tij tregtar në marketingun mediatik. Dhe ai është një nga njerëzit më të rëndësishëm të Erion Velisë në median shqiptare. A ma shpjegoni pak si mundet Blendi Fevziu për të promovuar 4 dhjetorin e kandidatit Belind Këlliçi, të na shpallka Këlliçin politikanin e vitit 2022. Ndërkohë që të gjithë e dinë se Blend Fevziu gjithnjë ka punuar për Erion Veliajn.
Dhe kjo situatë e rreme për të prodhuar këtë imazh të rremë është pjesë e një operacioni inxhinierik ku Çim Peka si korrieri i Sali Berishës me Erion Veliajn, i deklaruar nga Sali Berisha, ku Blendi Fevziu si negociatori kryesor i medias sorosiane në Tiranë, ku Samir Mane, Aleksandër Frangaj dhe të tjerë oligarkë që financojnë PD-në përcaktuan Belind Këlliçin. Ku Ilir Meta që e ka tashmë një nga njerëzit kryesorë të partisë Belind Këlliçin promovonte dhe vendoste kushte për këtë. Ku Sali Berisha e mori paralajmërimin nga Anglia, që do vinte edhe nga Evropa nëse ai rrugën e Frontit të Shpëtimit Kombëtar për të fituar zgjedhje lokale. Të gjitha këto prodhuan rrugës allishverishe, dhe pastaj vjen finalja e një Belind Këlliçi me një program elektoral fake, që kishte 5 pika të rëndomta pa asnjë goditje e duke fshehur 5 pikat bazë. A mund t’ua numëroj 5 pikat bazë që fshehu Belind Këlliçi që kishin të bënin me elektoratin grid dhe kishin ëtë bënin me besimin e publikut shqiptar. Çfarë nuk bëri Belind Këlliçi qëllimisht.
Belind Këlliçi fshehu në mënyrë zyrtare pikën më të dobët të Erion Veliajt që prodhonte gjithë urrejtjen e popullit të Tiranës për të. Policia Bashkiake. Policia Bashkiake është banda më e poshtër në 100 vjet që s’ka lënë fshatar, të moshuar, fukara, rom, viktima të shoqërisë shqiptare duke prodhuar video pafund në JOQ që ka qenë e vetmja media që s’i është ndarë policëve bashkiakë nga dita e parë që ka ardhur Erion Veliaj deri më sot dhe Këlliçi nuk i përmendi. Jo që të nxirrte videot e tyre të vjetra çdo ditë, jo vetëm të akuzonte po duhet të jepte sloganin e tij elektoral. Ditën që do vij unë në krye të bashkisë do pushoj nga puna nga i pari te i fundit gjithë bandën e gjobaxhinjve dhe xhelatëve të popullit të Tiranës. Nuk e tha kurrë. Nuk e tha sepse nuk e lejuan ta thotë.
Sepse nuk është kandidat, person i lirë. Është një kukull e vendosur nga këta oligarkë, këto pazare, nga Sali Berisha e Ilir Meta për t’i qenë korrekt pazareve me Erion Veliajn dhe me shumë oligarkë e shumë pazare të tjera. Dhe për të qenë i tërhequr në raport me Sorosin që kë Sorosi duhet të shajmë me libër rruge çdo gjë po kurrë të japim fakte dhe prova duke na censuruar edhe ne faktet dhe provat për Sorosin.
Ndalimi total i prishjes së godinave 50-vjeçare. Çfarë janë godinat 50-vjeçare që do prishen në Shqipëri. Janë projekti më i rëndësishëm i shpopullimit të Shqipërisë që ka si arkitekt kryesor vjehrrin e Belind Këlliçit, njëriu i vetëm që vendos me vulë se kush do prishet e kush jo dhe kur do prishen të gjitha. Dua të shpjegoj pak këtë se Belindi ka dalë në TV dhe ka thënë nuk do e lejoj.
Qytetarët ende nuk e dinë se do ua prishin. Ne e kishim propozuar, kam dalë në video, s’kam lënë gjë pa bërë 3 muaj rresht. Duhet të flisni për pallatet 50-vjeçare. Kam shkuar në Durrës para pallateve 50-vjeçare dhe u kam bërë gjithë kandidatëve të PD-së, mos u kompleksoni nga urdhrat që jep Tirana për të mbrojt Belindin ngaqë ai nuk flet dot, po ju flisni se kjo është çështja. Ku është sekreti. Nuk e dinë qytetarët se do u prishen shtëpitë. Kisha propozuar të paktën 4 orë fushatë në ditë, derë më derë, pallat më pallat, lagje më lagje, duke ua shpjeguar se do ua prishin dhe ne nuk do e lejojmë.
Dhe këtë Belindi nuk e tha kurrë. Le të bëjmë ca llogari sa vota janë se kanë bërë ironi me mua kur kanë bërë takimin e idelogjisë së djathtë, kazanit të djathtë, që është një përrallë, gënjeshtër, fasadë e një partie krejtësisht të qendrës që s’ka asnjë lidhje me të djathtën konservatore. Në Tiranë dhe në Shqipëri bëhet fjalë për 600 mijë vota që përcaktojnë fatin e zgjedhjeve. 600 mijë vota që u luhet jeta, pasuria, që në mënyrë pak komike këto pallate ua ka firmosur Sali Berisha në vitin 1993. Këta i kanë marrë nga Sali Berisha dhe kandidati i Sali Berishës nuk guxonte t’i mbronte. Që t’i marrë rilindja t’i prishë, sepse projekti i së ardhmes së Tiranës nuk është për ne. Është për afrikanë, arabë, pakistanezë, bangladeshas, dhe këta kanë ndërmend të prishin të gjithë gjërat e vjetra për të bërë këto qytetet e reja dhe Belind Këlliçi nuk vajti të merrte këto vota por dëmtoi të gjithë kandidatët e rretheve sepse partia i kompleksoi duke thënë, jo, se na del emri i Artan Shkrelit.
Kandidati përkatës që dilte e fliste për transport falas duhet të ishte marrë me transportin skandaloz që duhet rregulluar dhe maksimumi të mos kapërcente as Arlind Qorin i cili thoshte jo falas, për ndonjë kategori po. Kur komunistët dhe Enver Hoxha nuk e bënin falas, edhe pse kishin plot gjëra falas sepse transporti publik nuk mund të bëhet falas për shkak të organizimit të strukturës dhe sasisë së njerëzve që qëndrojnë aty. Ndërkohë mund të futeshin politika falas për grupe të subvencionuara. Të moshuar, pensionistë, të pambrojtur, me kategori të caktuara. Halli nuk ishte bileta, ishte që ne s’marrim shërbim. Ai do kishte fituar shumë pikë .
Pika e katërt. Ai tha për nënkalimin në Sheshin Skënderbej. Unë kam që në kohë të Olldashit, Lul Bashës, por mbi të gjitha kam denoncuar me Armir Shkurtin ditën që kanë nisur punimet në Sheshin Skënderbej dhe kur është përuruar që ky është një krim më i madh që po i bëhet Tiranës, ky sheh se po i heq mundësinë që të bëjmë kalimin nëntokësor veri-jug dhe lindje-perëndim, kur lindje-perëndim është përcaktuese për trafikun dhe jo veri-jug. Lindje-perëndim nuk ka kuptim pa veri-jug. Pse doli Belindi vetëm për veri-jug, që të mos prekte sheshin e Edi Ramës. Që të mos prekte parkingjet e oligarkëve, pallateve që kanë ata rreth e rrotull.
Dhe ç’është më e rëndësishmja, nuk mund të prekte madhështinë e Ramës, të masonerisë. Kushdo të shkojë sot në Sheshin Skënderbej apo nesër, do shohë tre elementë të simbolikave të masonerisë. Është një grup kolonash që janë thelbi i çdo veprimi masonerie. Janë m’u përballë Hotel Tiranës. Është një kompas dhe një rreth m’u përballë Hotel Tiranës dhe mbi të gjitha vetë Sheshi Skënderbej është në formë e një piramide. Madje po ta hapni më tepër hartën do shohë edhe sqepin e shqiponjës që është tek Plaza.
Por të rrimë te këto të treja. A mund të guxojë Belindi të prekë simbolet e masonerisë si një shkatërrues i simboleve të masonerisë? Këtë kurrë s’e bën Belindi. Sepse Belindi i përket të njëjtit rrjet. Sepse Belindi nuk ka asnjë ndryshim nga Erion Veliaj, as në sjellje, as në paraqitje, as në format, as në komunikim, as në shkollim po mbi të gjitha as konflikt interesi. A kam deklaruar publiksht me video e prova para Primareve që Belind Këlliçi është në konflikt të plotë interesa sepse vëllai i tij është nga konsulentët kryesorë të Portit të Durrësit.
U vërtetua përfundimisht që kjo klasë politike përfundimisht ka skaduar. Sali Berisha është fajtor po jo i vetmi. E urrej narrativën që fajin e ka Saliu. Aty nuk ka njeri që nuk është fajtor. Janë bashkë të gjithë. Për të shkatërruar një kandidat qytetarë që kishte vota atu ku Belindi s’kishte dhe që do bënte atë që donin qytetarët duke bashkuar qytetarët në front për të bërë zgjedhje dhe jo PD-në duke qenë se ne ia kërkuam Berishës zyrtarisht që të votonin të gjithë qytetarët e Tiranës në Primare dhe jo vetëm ata që manipulonte Belindi me listat e FRPD-së ne besojmë që kjo kalsë politike përfundimisht ka skaduar totalisht.
Këto zgjedhje i kanë fituar vetëm 2 vetë. Njëri quhet Erion Veliaj, tjetri quhet Ilir Meta. Ilir Meta sot është numri dy i Shqipërisë. Ta them me plot gojën, Sali Berisha, Ilir Meta, gjithë politika e partive përkatëse që kanë këta, përfundimisht në këto zgjedhje përfundoi datën e skadencës dhe është mall i skaduar. Sot në Shqipëri nuk ka një klasë politike që përfaqëson shqiptarët dhe unë po them këto zgjedhje kaë treguar se kush janë qytetarët e papërfaqësuar.
Të pashpresët, ata që ju nuk keni parë ende një rezultat shumë interesant, votat e pavlefshme që duhen numëruar një më një. Nuk janë vota të pavlefshme, janë votat më me vlerë që ka parë ndonjëherë Shqipëria. Janë votat e revoltës të të pashpresëve përballë mungesës totale të alternativave sepse të gjithë çfarë kemi parë ka qenë një klasë politike me njërën palë që merr mandat për të zhbërë Shqipërinë, tjetra për të shitur për skrap Shqipërinë te ata që po e prishin. Do e mbyll me fjalët e mëdha të padre Zef Pllumit i cili tha se duhet me ia ndryshu mendjen këtij populli, një çetë intelektuale.
Ju siguroj që Altin Goxhaj është këtu përpara jush bashkë me shokë e kolegë që kanë qenë edhe kë Fronti i Shpëtimit Kombëtar më 7 korrik, i tradhtuar nga PD-ja dhe Sali Berisha. Ne do fillojmë që nesër, që pasnesër, që këtë javë, që këtë muaj të bëjmë atë që na ka mësu padre Zef Pllumi, të bëjmë atë çetën e intelektualëve që shqiptarët të mos grisin më fletën e votimit, të mos zhgarravisin më fletën e votimit, të mos rrinë më në shtëpi po të shkojnë e të përfaqësohen si një popull përballë të keqes më të madhe, zhdukjes së Shqipërisë nga faqja e dheut.