Gjergj Luca eshte nje nder oligarket me te perkedhelur te Rames pas Shefqet Kastratit krahas Sinan Idrizit.
Ai ka marre shume kapanone dhe tunele ushtrie ne qytete te ndryshme te vendit pa kokerr leku dhe duket se punet po i shkojne mire.
Keshtu Luca eshte i bindur se punet shkojne shume mire per te gjithe shqiptaret duke i bere thirrje atyre qe jane ne Gjermani, Angli, Itali e gjetke qe te kthehen se sipas tij ka pune!
Po ka pune, vertete ka pune, me paga skllaveruese, sic jane pagat e grave ne kapanonet e Luces.
Cfare thote i perkedheluri i qeverise, Luca:
“Shihni çfarë bëhet. Bëni ca kronika për të motivuar njerëzit që të kthehen mbrapsht, se pjesa më e mirë e Shqipërisë na ka ikur.
Thuajini të kthehen se s’po ja dalim dot, ka ardhur gjithë bota këtu, edhe po na respekton në shtëpinë tonë. 30 e ca vjet që ne vrapojmë, ikim në të gjithë botën për të marrë punë e respekt.
Tani na ka ardhur puna këtu. Një autobus ikën, 5 vijnë, me mijëra njerëz. Po kthehuni ore kthehuni, bëni intervista, bëni kronika për me kthyer njerëzit. Pjesën më të shëndetshme të Shqipërisë e kemi në emigracion. Kthehuni njerëz! Kthehuni se po bëhet ky vend! Kthehuni!”.
“Kthehuni se ky vend u pret. Me këto përmasa që ka marrë turizmi këtu te ne çdokush ka mundësi investimi dhe punësimi. Shqipëria plot, vende pune plot!”.
Kthehuni pra o shqiptarë! Mqs Lucës po i shkojnë mirë, dhe juve mirë do ju shkojnë (thotë Luca). Kthehuni e punoni me paga skllavëruese, shkoni te kapanonet e peshkut te Lucës!