Policia ka reaguar në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet policie, duke kryer parakalime të gabuara.

Blutë bëjnë me dije se menjëherë pas publikimit të kësaj videoje, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë ndëshkuar drejtuesin e automjetit, punonjësin e Policisë inspektor me iniciale A. B., me masën administrative maksimale për shkeljen e kryer (3000 lekë të rinj), bazuar në pikën 15, të paragrafit të 2-të, të nenit 146 të Kodit Rrugor.

Drejtuesi i automjetit ka bërë shlyerjen e menjëhershme të masës administrative.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.