Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s, që u mbajt ditën e sotme.
Sipas saj, vendimi i aleancës për të vijuar mbështetjen për Kievin tregon se NATO dëshiron që konflikti të vazhdojë.
“Perëndimi po vepron gabim duke ndihmuar me armë Ukrainën, gjë që e ka inkurajuar qeverinë e këtij vendi që të përdorë forcë kundër mbështetësve rusë në enklavat në lindje të Ukrainës”, shprehet Ministria e Jashtme ruse.