Ditën e djeshme, blogeri i njohur Olti Curri bëri lëmsh gjithë rrjetin me deklaratën e “dikujt” se Donaldi është momentalisht me ish të fejuarën e cila jeton me Milano.

“Kanë mbetur shumë miq”, thuahej në mesazhet e Oltit ku nënkuptonte diçka tjetër siç e shihni në fotot më poshtë.

Por, disa orë me vonë Olti Curri është shfaqur me Sarën, ish të fejuarën e Donaldit për 4 vite.

Edhe vetë Sara ka publikuar pamje në Instagramin e saj krah blogerit që i ka siguruar Gazeta Jonë.

Nuk dihet pse Olti Curri nxiti rrjetin të mendonte se Donaldi është rikthyer me ish-in, apo kjo ishte një e vërtetë që e zbuloi miku i Sarës./GazetaJonë