Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e njohur si “Kthesa e Murrashit” në aksin Elbasan-Librazhd ku kanë humbur jetën tre persona.

Automjeti ku ndodheshin shoferi dhe 5 pasagjerë është përplasur me një tjetër makinë, dhe për pasojë drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në lumin Shkumbin.

 

Burime për “Gazeta Jonë” bëjnë me dije se tre nga personat që ndodheshin në makinë janë nxjerrë, mes të cilëve shoferi, njëri nga pasagjerët dhe një fëmijë.

Një prej viktimave është rrëmbyer nga rryma në momentin kur forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë me ekskavator për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit.

Identiteti i viktimave nuk bëhet i ditur ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe familjarët e tyre.