Banorët në lagjen numër 1 të Sarandës janë alarmuar pasi një granatë është zbuluar në zonë nga disa prej tyre. Mësohet se granata është zbuluar në një zonë me shkurre.
Pas njoftimit të policisë, granata është asgjësuar me shpërthim të kontrolluar nga ekspertë xhenierë të ardhur nga Tirana.
Ende nuk dihet se kush e ka hedhur granatën në këtë zonë, ndërsa në muajin prill po në lagjen nr.1 u gjet një predhe anti-tank.