Zbardhet ngjarja e sotme në Himarë që la të plagosur rëndë një adoleshent nga Tirana dhe shokun e tij.
Policia bën me dije se shkak i aksidentit është bërë përplasja e dy mjeteve jet-ski gjatë lundrimit në det.
Katër shokët nga Tirana kishin hyrë në det me dy jet-ski, kur u përplasën gjatë manovrave. 16-vjeçari K. Xh., u plagos rëndë në fytyrë dhe kokë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës, ndërsa lëndime mori edhe 17-vjeçari me inicialet D.K.
Paraprakisht u dyshua se plagosja kishte ndodhur gjatë hedhjes nga shkëmbi në det, por kjo ka rezultuar dëshmi e rreme e 17-vjeçarit me iniciale U. K., i cili ka tentuar të fshehë ngjarjen.