Shefi i kompanisë ajrore Ryanair, Michael O’Leary, është goditur me tortë nga dy aktiviste, jashtë selisë së Komisionit Evropian në Bruksel.

Incidenti ndodhi të enjten gjatë kohës kur O’Leary po përgatitej të dorëzonte një peticion.

Pranë tij, u afruan dy gra, të cilat e goditën në fytyrë dhe kokë me ëmbëlsirën. “Mirë se erdhe në Belgjikë! Ndaloni ndotjen e avionëve tuaj”.

O’Leary reagoi i qetë, teksa përpiqej të pastronte kremin nga fytyra. Përpara gazetarëve, refuzoi të komentonte, por nuk kurseu batutën kur tha se “kremi irlandez ishte më i mirë”.