Klered Bozhani i shpallur në kërkim pasi plagosi mbrëmjen e djeshme efektivin e “Shqiponjave” vijon të jetë në arrati.
Policia vendosi shpërblim 20 mijë euro për këdo që jep informacione që çojnë në arrestimin e tij, por deri tani nuk ka asnjë zhvillim.
Policia po negocion me familjen e autorit për ta bindur që të dorëzohet.
Ngjarja ndodhi pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet mbrëmjen e sotme. 42-vjeçari Bozhani qëlloi me dy plumba në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi.
Efektivi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Traumës.