Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të njihet me masat e Gjykatës së Posaçme për hetimin ndaj tij, duke kthyer pas njoftimin e dërguar me postë.
GJKKO ka njoftuar sot se dy letrat që i janë dërguar Berishës, një në selinë e PD, në Kuvend dhe një tjetër në adresën e shtëpisë, janë kthyer me nënshkrimin “refuzuar”.
Sipas masës së GJKKO, Berisha është me detyrim paraqitje, 2 herë në muaj dhe me ndalim të lëvizjes jashtë shtetit, por ai nuk e njeh këtë vendim duke deklaruar se është ant-kushtetues.
“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar deftesat e komunikimit për njoftimin e personit nën hetim z. S. B. pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’.
Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme”, bën me dije GJKKO.