![640-0-proteste-3-1704826689](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2024/01/640-0-proteste-3-1704826689.jpeg)
Protestat kundër arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha janë zhvilluar dhe në Itali.
Mediat në shtetin fqinj raportojnë se rreth 30 shqiptarë janë mbledhur para pallatit Montecitorno në Romë me flamuj të Shqipërisë dhe PD-së, si dhe tabela ku shkruhej “Liberio Berisha” (Berisha i lirë).
Ata shprehin qëndrimin e tyre kundër arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili prej datës 30 dhjetor 2023 ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.