Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas mbylljes së protestës së opozitës duke e akuzuar Sali Berishën dhe Ilir Metën se zbatojnë urdhrat e Vladimir Putinit në Tiranë.

“Aleanca e Rublave është përditë e më e lexueshme, çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar!

Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe të shkruar në Kremlin, që lemerisi botën me gjoja trajtime çnjerëzore dhe trafiqe organesh nga UÇK!

Opozita e rublave është e zhytur thellë në thesin e parave ruse. Porosia për sot nga Moska ishte që të mos kishte asnjë fjalë apo zë kundër agresionit rus në Ukrahinë. Dhe bedelat e Putinit në Tiranë e zbatuan. Turp!” shkruan ai.