Sot u bë publik lajmi për mbylljen e Muzeut historik Kombëtar, për 4 vitet e ardhshme. Lajmi u bë me dije në faqen zyrtare të Muzeut, në një sqarim për të gjithë lexusit, njofim që u shpërnda në media. Në të njëjtin postim u sqarua se shkak për mbylljen është bërë rikonstruksioni i tij. Kështu që ishte vendosur që nga data 15 mars 2024 deri më 15 mars 2028, Muzeu do e kishte derën e mbyllur për të gjithë vizitorët.

Por diçka ka ndodhur!

Postimi nuk është më në faqen zyrtare të Muzeut. Personat që e kanë shpërndarë mesazhin direkt nga faqja nuk kanë më kontent, por vetëm fjalinë: Kjo përmbajtje nuk është e disponueshme për momentin.

Do mbyllet apo jo? Muzeu zhduk njoftimin për restaurimin, asnjë sqarim

POSTIMI DUKET I FSHIRË

Megjithatë për të provuar vërtetësinë e njoftimit, Gazeta ka ruajtur postimin origjinal, siç edhe shfaqet në foton e mëposhtme.

Do mbyllet apo jo? Muzeu zhduk njoftimin për restaurimin, asnjë sqarim

Për të mësuar më shumë lidhur me atë që ka ndodhur, Gazeta tentoi që të kontaktonte zyrtarisht me Muzeun, por telefonata nuk pati përgjigje nga pala tjetër. Ndërkohë qytetarët dhe jo vetëm, edhe vizitorët, mbeten të pasqaruar se cili do të jetë fati i Muzeut Kombëtar dhe përse u mor vendimi për mbylljen e tij për plot 4 vite. Një sqarim e meritojnë qytetarët, trashëgmnia e të cilëve është e pasqyruar në çdo cep të muzeut, por deri më tani, asnjë nuk ka menduar që të dalë dhe të bëjë një panoramim të plotë të planit që pretendohet se ka për rinkonstruksion dhe fshirjes së mistershme të njoftimit.