Ky është efektivi i Operacionales që është arrestuar sot.
Mësohet se para hetuesve ai ka mohuar që të jetë i lidhur me grupet kriminale, por provat deri tani tregojnë se ai prej kohësh kishte njohje me ta dhe është i përfshirë në shkëmbimin e drogës, duke përfituar shuma të mëdha parash.
Roli i efektivit të operacionales, Ervis Shkurta i arrestuar sot është që të siguronte shkëmbimin e drogës dhe të parave mes grupeve kriminale.
Jo vetëm kaq, por Shkurta dyshohet se kishte njohje dhe lidhje edhe me bandën kriminale të Ervis Martinajt.