Pas 8 ditësh nga deklarimi në polici i zhdukjes së fëmijës 3 vjeç në Durrës, ai është dorëzuar nga polici nga gjyshja e tij. Kjo e fundit ishte shpallur në kërkim nga policia bashkë me vëllain e saj.
Gjatë këtyre ditëve hetime, Policia kishte dyshime se këta mund të kenë marrë 3-vjeçarin dhe e kanë fshehur nga e ëma e tij, e cila e referoi rastin në polici.
2 ditë më parë, uniformat blu kanë vënë në pranga gjyshin e të miturit, Rexhep Gjunin dhe kunatin e këtij të fundit, Arben Selaj. 49-vjeçari, i vënë në pranga është banues në Has, qytet ku policia ka kryer kontrolle pas dyshimeve se i mituri mund të ishte fshehur atje tek të afërm të gjyshes së 3-vjeçarit.
26-vjeçarja, Ile Gjuni prej një viti ka humbur bashkëshortin në një aksident rrugor. Nga ai moment ajo është shprehur se vjehrri dhe vjehrra e saj kanë tentuar t’i marrin fëmijën.
Me këto pretendime të së resë dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara, Policia e Durrësit ka kryer një sërë verifikimesh dhe kontrolle banesash.