Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Dhërmi, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari, Eraldo Nevruzi, trupi i të cilit nuk është gjetur ende nga policia. Pas hetimeve, dhe kqyrjes së kamerave të sigurisë, policia arrestoi dhe dy punonjësit e hotelit Greccia në Dhërmi, Daniel Qose dhe David Larti.
Në dëshminë e tyre në polici, dy punonjësit janë shprehur se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e trupit të Nevruzi, ndërsa vrasjen kanë treguar se Geraldi e ka kryer tek shkallët pas një konflikti me njëri tjetrin.
“Na ka bërtitur me tone të larta për të marrë qeset dhe e kemi futur trupin në bagazh por më pas nuk dimë gjë”, janë shprehur dy punonjësit.
Mendohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri tjetrin ndërsa Geraldo Shehu e ka qëlluar dy herë me armë zjarri tek shkallët e hotelit.
Më pas sipas informacioneve rreth orës 04.00 autori është parë pranë banesës së tij ndërsa ka marrë rrobat dhe është larguar.
Mësohet se ai ka ndjekur itinerarin nga Himara-kuç-Tepelenë – Delvinë- Sarandë deri në Qafë Botë ku ka kaluar kufirin.