Mbrëmë në ekranin e Top Channel u transmetua episodi i 11 i “Ëndërrtjerrësit”. Për vitet e fundit në Top Channel në qendër të vëmendjes janë rrjetet sociale dhe miliona klikimet nga “Youtube”.
Në këtë takim, të ftuarit folën për programet që kanë thyer rekordet e shikueshmërisë online. Një ndër të ftuarit ishte moderatorja e njohur, Erjona Rusi, e cila aktualisht është në emisionin “Shqipëria Live”.
Gjatë bisedës në shtëpinë prej xhami, Erjona ka treguar për eksperiencën e saj në Top Channel. Rusi zbuloi se fillimet e saj në këtë televizion nuk kishin lidhje me punën, edhe pse që në atë kohë para 18 vitesh, ajo kishte shumë dëshirë të ishte pjesë e ‘Top Channel’
“Fillimisht Top Channel vija vetëm për të pirë kafe sepse i dashuri im asokohe dhe tani burri im, punonte në Top Channel dhe unë thoja atëherë sikur të punoja dhe unë këtu.
Fati deshi që të mos nisja që atëherë por pas 18 vitesh kur isha konsoliduar në profesion pasi kisha krijuar eksperienca të shumta dhe erdha këtu shumë e përgatitur. Në Top Channel kam filluar punë fillimisht në vitin 2019”, tregoi moderatorja e njohur.