Prokuroria ka zbuluar se sasitë e mbetjeve që u eksportuan nga Kompania “Sokolaj shpk” drejt Tajlandës janë trasportuar nga kompania Kurum nga Elbasani deri në Portin e Durrësit.
Mësohet se është kryer kjo procedurë për të përcaktuar rolin e institucioneve dhe palëve në marrëveshje për këtë transport.
Në bazë të marrëveshjes midis Kurumit dhe shoqërisë Sokolaj, transportin e kishte marrë përsipër Kurumi gjë që del edhe nga procesi hetimor i kryer deri më tani.
Sasia e mbetjeve është transportuar nga Elbasani në drejtim të portit të Durrësit dhe është depozituar në kalatën që menaxhohej nga kompania gjermane, EMS.
Më pas është ngarkuar në konteinerë me destinacion Tailandën.
Prej javësh autoritetet vendase por edhe të huaja po hetojnë ngarkesat prej 816 tonë të nisura nga Porti i Durrësit, të dyshuara me mbetje toksike të mbushura pranë kompanisë KURUM që administron metalurgjikun në Elbasan.