Në "arrest shtëpie" por ende në punë! Rexhë

Në garë kanë qenë edhe 3 firma të tjera “Nika Sh.p.k”, “HTSH Sh.p.k” e “BAJRAMI N” Sh.p.k”’, të cilat janë skualifikuar nga gara. Për “Open Procurement”, tenderi me numër reference “REF-12997-07-12-2024” ka flamurin e kuq pasi janë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë konkurrues, përveç fituesit.

Ofertuesit

Jane skualifikuar operatoret ekonomik e meposhtem:

1. NIKA, per arsye: -Nuk ka deklaruar 2 drejtues teknik

2. BOE HTSH & ‘’BAJRAMI N’’,per arsye: -Nuk ka deklaruar 2 drejtues teknik; -Nuk ka deklaruar inxhinier Gjeodet/Topograf; -Nuk ka paraqitur mjetet e pajisjet te kerkuara; -Nuk ka plotesuar kriterin 2.2.2, pasi HTSH shpk ka sjelle vertetimin dt.5.8.2024, por vlera e tre viteve jane me te vogla se vlera e fondit limit te kontrates qe po prokurohet.

Në "arrest shtëpie" por ende në punë! Rexhë

Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, ka firmosur kontratën e këtij tenderi në datën 11 shtator, ndorkohë që SPAK kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të dhe nënkryetarin e Bashkisë, Abedin Kërrnajën që më datë 9 shtator. Pra 2 ditë pasi ndaj tij ishte marrë masa e sigurisë, Byberi ende firmoste tendera. Të nesërmen e firmosjes së tenderit, me datë 12 shtator, Byberi erdhi në Tiranë, ku Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konfirmoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në "arrest shtëpie" por ende në punë! Rexhë

Aktualisht, në mungesë të Byberit, Bashkia e Tropojës drejtohet nga nënkryetarja Zyra Islamaj, e cila është komanduar si kryetare e përkohëshme në detyrë e Bashkisë së Tropojës. Të paktën derisa GJKKO të marrë një vendim për kryebashkiakun socialist.

Kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi, dhe zv.kryetari Abedin Kërnaja akuzohen për shpërdorim detyre, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej 2.7 miliardë lekë të vjetra. Megjithë shifrën e lartë të abuzimit me paratë publike, ndaj Byberit nuk është parë e udhës që të jepej një masë më e fortë sigurie, siç është dhënë më herët për kolegë të tij, ajo e arrestit me burg.