Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burg perjete për Roland Pulën si autor i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve, Gramoz e Xhentil Bardhi.

Pula rezulton të jetë element me precedent të mëparshëm penal kryesisht në vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Dy vëllezërit u qëlluan me kallashnikov, ndërsa ndërruan jetë rrugës për në spital më 2020 në fshatin Gramëz të Krujës.

Organi i akuzës përmes prokurorit Enklid Gjinipretendon se ka dokumentuar përfshirjen e Pulës në masakër, duke kërkuar në gjykatën penala të Tiranës dënimin maksimal.

Ngjarja e 4 viteve më parë ndodhi pas sherrit që nisi në lokalin e fshatit, autori u zuri pritë pranë shtëpisë në errësirë duke i qëlluar me breshëri dy vëllezërit.

Në atë kohë u raportua se konflikti ishte vetëm vijim i përplasjeve që e kanë zanafillën në 19 gusht 2005 kur vëllai i Gramoz dhe Xhontil Bardhit, Eltoni plagosi me thikë Besnik Pulën.

Roland Pula ishte arrestuar në 2008, ndërsa në 29 tetor 2010 u dënua me 6 muaj burgim për akuzën e “kanosjes” me armë, 4 muaj burgim për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe 2 vjet burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Roland Pula ështe në kërkim që prej vitit 2021.