Ka përfunduar arratia për Edison Elezaj, djalin e pronarit të kompanisë “Uji Lajthiza”, i cili në 23 korrik të këtij viti plagosi me armë zjarri tre persona. Elezaj ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë.
Edison Elezaj ishte i pranishëm në një festë që po zhvillohej në “Savoy Garden”, në një restorant luksoz pranë kompleksit Delijorgji në kryeqytet. Ai ka nxjerrë armën e llojit “TT” që mbante pa leje dhe ka qëlluar tre herë, duke lënë të plagosur tre anëtarë të së njëjtës familje, dy vëllezërit Pengili dhe motrën e tyre, Elona Pinari. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar më herët dy persona, që fshehën armën e krimit, Dardan Zalli dhe Arjan Dushaj.