Aksioni i SPAK ditën në djeshme ka patur në shenjestër grupin kriminal Farruku me bazë kryesore në Spanjë.

Krerët e grupit janë shpallur në kërkim sipas urdher arresteve të firmosur nga drejtesia italiane ndërsa është ushtruar kontroll në bazën e tyre në Manze.

Grupi kriminal i drejtuar nga Kreshnik Farruku operon ne fushën e trafikut të drogërave të forta. Sasi të mëdha kokaine janë nisur nga Amerika Latine drejt porteve të Europës.

Grupi Farruku kishte aktivitet vec Spanjës edhe në Italia, Zvicër e Poloni. Italia kërkoi ndihmën e SPAK përmes një letërporosie ku kërkohej  kontrolli i banesave dhe bazës së grupit dhe arrestimi I të kërkuarve. Policia mundi të arrestojë vetëm dy anëtarë të grupit