Ilir Meta është politikani që pati gjithçka; shijoi çdo post të lartë shtetëror që ekziston në Republikën e Shqipërisë! Por sot, atij i janë vendosur prangat, duke bërë kështu që për herë të parë në historinë e vendit të arrestohet një president. Në këtë artikull kemi bërë një përmbledhje sado të shkurtër të karrierës së gjatë politike të Ilir Rexhep Metës! Presidenti lindi më 24 Mars 1969 në Çepan të Skraparit.

Ishte ora katër e mëngjesit e datës 24 mars 1969, ku në Çepan të Skraparit, në familjen e Fiqerete dhe Rexhep Metës lindi fëmija i dytë, djali me emrin Ilir. Ishte dita e Novruzit, dhe profecia e gjyshit Duçkë, u realizua.

Rënia e Ilir Metës!

FAMILJA META

“Do të bëhet njeri i madh,”– tha ai.

Por nuk jetoi për shumë gjatë në vendlindje. Bashkë me prindërit erdhi në Tiranë, ku përveç shkollës, iu dedikua edhe sportit. Meta zgjodhi peshëngritjen. Në fushën e sportit provoi që të ishte edhe komentator. Ishte Ahmet Shqarri që e orientoi për të komentuar ndeshjet e futbollit, por ishte një karrierë që nuk i zgjati shumë. Kishte pikësynime të tjera, duke iu dedikuar fakultetit të Ekonomisë.

Rënia e Ilir Metës!

ILIR META SHTANGIST

Ishte akoma student kur Ilir Meta e gjeti veten në rrethin e studentëvë që mori pjesë në takimin me kryeministrin e vendit, asokohe ende diktaturë, Ramiz Alinë në fund të vitit 1990.

Rënia e Ilir Metës!

ILIR META ME RAMIZ ALINË

“Ajo që kujtoj më shumë është momenti për të vajtur te takimi, sepse ekzistonte një ide e përgjithshme që mund të jetë një kurth. Ramiz Alia ishte një politikan, që gjithmonë testonte,”-kujton vite më vonë Ilir Meta.

Rastësisht ose jo, Ilir Meta e gjeti veten në politikë. Fillimi i vitit 1992 do të shënonte nisjen e karrierës në Forumin Rinos Eurosocialist. Ishte vetëm 23 vjeç kur u zgjodh edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, e që nga ajo kohë nuk u largua kurrë…deri sot! U atashua pranë Partisë Socialiste si deputet, aty ku njohu edhe atë që do të ishte nëna e fëmijëve të tij, Monika Kryemadhin. Ai si zëvendës kryetar i FRESSH, e ajo si aktiviste, u bënë një dyshe e mirë.  Kryemadhi ka treguar se njohja e saj me Ilir Metën ka nisur në vitin 1993, kur ajo ishte ende 17 vjeç, ndërsa do të lidheshin një vit më vonë, e do të celebroheshin në vitin 1998. Nuk ka qenë një dashuri me shikim të parë, siç Kryemadhi vetë ka rrëfyer, pasi për një grua të brumosur fortë si ajo, Ilir Meta ishte një maskilist, dhe një i ri që nuk e kishte pikën e tij më të fortë të qënurit romantik.

Rënia e Ilir Metës!

FAMILJA META-KRYEMADHI

“Unë kam qenë pak e turpshme, por pas fejese jo më. Në fillim nuk e kam pëlqyer atë, se është pak maskilist. Nuk është xhentil, e them këtë në kontekstin e një vajze që ëndërron princin e kaltër. Jemi njohur në nëntor të vitit 1993, kam qenë 17 vjeç, një vit më pas jemi lidhur. Kur më ka sjellë lule kam qëndruar dy javë pa gjumë, për faktin se m’i solli”, tregonte Kryemadhi në një intervistë të pak kohëve më parë. Por të gjitha përshtypjet e saj të para, ndonjëherë jo të mira u “rrëzuan” dhe të dy lidhën kurorë.

Martesa e Kryemadhit dhe Metës është zhvilluar në një ceremoni modeste në Bashkinë e Tiranës, teksa dëshmitar të tyre kanë qenë ambasadori zvicerian në Shqipëri, Erion Braçe dhe shefi i kabinetit të Metës, Muç Muçi. Në kohën e martesës, Ilir Meta ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit, për të ngjitur më pas të gjitha majat e pushtetit. Por jo pa pasur përplasjen e tij të parë politike. Ndoshta edhe më të fortën, atë me liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nanon. Pas daljes së Fatos Nanos nga burgu, socialistët shijuan pushtetin. Por teksa Nano ishte brenda, jashtë Meta kishte vendosur mirë edhe qartë piketat e tij. Pas përplasjeve të shumta me Fatos Nanon, ai arriti të merrte postin e kryeministrit në vitin 1999, kur ishte 30 vjeç.

Rënia e Ilir Metës!

FATOS NANO DHE ILIR META

Historike në fakt sepse edhe sot e kësaj ditë, nuk ka asnjë person që ia ka thyer “rekordin”. Por me kohën që kalonte, Fatos Nano forconte pozitat e tij dhe megjithëse PS rezultoi fituese në zgjedhjet e 2001, lufta e klaneve të brendshme të Partisë Socialiste i hapi rrugë formimit të qeverisë “Majko 2”. Kjo shënoi dorëheqjen e parë të Ilir Metës.

Për kohën që ishte në pushtet, Meta përjetoi diçka që sot më shumë se kurrë mund t’i duket si “déjà vu”…arrestimin e Sali Berishës.

MOMENTI I ARRESTIMIT:

Gati 20 vite më parë, pas shumë protestash të Partisë Demokratike, pas vrasjes së liderit të Dhjetorit Azem Hajdari, Sali Berishës iu hodhën prangat dhe u shoqërua së bashku me Jozefina Topallin dhe Edi Palokën, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Selia e Partisë Demokratike ishte e rrethuar prej orësh, por në mesnatë Sali Berisha vendosë të dalë bashkë me eskortën e tij. Teksa po merrte kthesën përpara kinema Partizanit, ai u ndaluar nga Policia dhe Forcat Speciale që i vunë prangat atij, Jozefina  Topallit, Edi Palokës dhe Elda Hykës. Pas disa orësh në Polici, Topalli dhe Berisha lihen të lirë. Ndërsa Edi Paloka u mbajt për disa javë në polici. Të nesërmen, Berisha shpërtheu në akuza ndaj kryeministrit në detyrë. *Nuk do ishte hera e fundit

Pikërisht këtë kohë “lindi” edhe akuza apo gojëdhëna që di çdo shqiptar: Ilir Meta ka vjedhur floririn e Shqipërisë. Asokohe Berisha pretendonte se Ilir Meta jo vetëm kishte dorë në vjedhjen e floririt të shtetit në tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë, por edhe në grabitjen e arkave me monedha.

“Thesari i shtetit nuk është vjedhur ashtu siç thonë tellallët e Ilir Metës, i cili, së bashku me Rakipin dhe Klosin, para dy ditësh ranë dakord të mashtrojnë shqiptarët, për t’i përgënjeshtruar dje Poçi. Gëllçi i zi u deklaroi shqiptarëve se janë vjedhur 2,8 milionë shufra. Unë po ju garantoj juve se janë vjedhur dhjetëra arka me monedha. Secila arkë ka pasur 4 mijë monedha. Unë po ju them këto sot, nesër do t’ju them të tjera, derisa fytyra juaj të bëhet më e zezë se e atyre që vunë dorë mbi floririn shqiptar,”- deklaronte Berisha.

Megjithatë Berisha ishte problemi më i vogël i Ilir Metës. Megjithëse në qeverinë Nano mbante postin e zëvendës kryeministrit, Ilir Meta nuk gjeti më kurrë rrugën e kompromisit me socialistin. Kohët  e vështira kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe efektive, ndaj edhe Ilir Meta vendosi që të ishte i pari i partisë që krijoi vetë: Lëvizja Socialiste për Integrim. Për herë të parë u përça e majta, e si rrjedhojë në vitin 2005, Sali Berisha erdhi në pushtet. Megjithëse ishte një parti e re, LSI-ja arriti të merrte rreth 114 mijë vota, ose ndryshe 8,4% të totalit dhe pesë mandate deputetësh.

Ende shumë socialist, Ilir Meta ishte i lumtur me largimin e Nanos nga politika.

Rënia e Ilir Metës!

ILIR META DHE EDI RAMA

Ardhja e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste i hapi rrugë rikthimit të Metës me partinë mëmë, tek e cila kishte shumë kujtime! Bashkëpunimi mes tyre ishte i frytshëm pasi në zgjedhjet e vitit 2007, ku Partia Socialiste në opozitë mori bashkitë kryesore të vendit, madj dhe vetë Edi Rama fitoi në Tiranë. 20 mijë votat e LSI-së ishin vendimtare për mandatin e tij. Por bashkëpunimi PS-LSI, edhe pse ideologjikisht të ngjashme, nuk ishte fushë me lule. Ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008, e futën Ilir Metën në grevë urie brenda Kuvendit të Shqipërisë. Ajo ishte krisja e dytë me Partinë Socialiste, gjë që e mbajti Berishën në pushtet edhe për katër vitet të tjera. Në zgjedhjet e vitit 2009, LSI fitoi 4 mandate, ndërsa PD vetëm 68. Këtu ndodhi e papritura! Koalicioni PD-LSI.

Rënia e Ilir Metës!

SALI BERISHA, ILIR META DHE LULZIM BASHA

Me kushtin e formimit të qeverisë, LSI mori 4 ministri, ndërsa vetë Ilir Meta u bë zv.kryeministër. Gjithçka ishte mirë e bukur derisa në media doli kaseta e tashmë të ndjerit Dritan Priftit. Në video-përgjim, ish-zëvendëskryeministri i thoshte ish-ministrit të Ekonoimisë, Dritan Priftit se nuk do të kishte asnjë problem me Gjykatën e Lartë në lidhje me një çështje, pasi ai kishte emëruar vajzën e Beçajt si diplomate. Po ashtu, gjatë bisedës, Meta fliste edhe për 7% e famshëm.

Rënia e Ilir Metës!

PAMJE NGA PËRGJIMI

BISEDA NË KASETË- E ZBARDHUR:  

Meta – Çfarë thotë puna?

Prifti – Mirë

Meta – Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Faleminderit për bashkëpunimin dhe punën tuaj, ne e telefonit

Prifti – Po  jo mo,  ia çova Kolit unë, e pyeta, e pyeta ku je

Meta – Të mos …

Meta – Ke një zakon të keq që mendon se njerëzve mund t’u bësh edhe me nge, mua mu bë si presion, por është e kotë

Prifti – .. ishte tek unë një ditë më përpara

MEta – Ai tha ca gjëra që të qëndrojnë. KA ndonjë problem?

Prifti – PO jo çfarë problemi të ketë.

Meta – Pse të bëhesh? E vë re që shpesh herë me njerëzit… .çfarë të keqe ka?

Prifti – S’ka të keqe mor burrë. Ç’të keqe ka?!

Meta –  Më mori Turi mua, jo më mori Turi,  jo më tha kështu, jo më tha ashtu.

Prifti – ..nuk ka diplome, përveçse nuk ka diplomë, asnjë gjë tjetër

Meta –  Po përse ta solla unë?Unë mund ta kisha sjellë edhe pa emrin e atij apo jo?Mund të mos ia kisha vënë emrin fare dhe vari

Prifti – Po varja

Meta – çfarë ë keqe ka?

Prifti – Jo të keqe nuk ka

(Vjen sekretarja, shërben ujin)

Meta – I gjen një zgjidhje

Prifti – Për kë?

Meta – Tur Hajdarin

Prifti – Turin, ëhë

Meta – Turi Hajdarin, e para

Meta – E dyta, me Lushnjën unë kam një që duhet ta bësh inspektor. Kam detyrim, që e kam patur në shkollë, është marrë me LSI-në. Po qe se duhet bërë

Prifti – Pa diskutim që do ta bëjmë

Meta – E treta,

Prifti – Këtë me kontratë do ta vëmë?

Meta – Me letra

Meta – E treta, me Albpetrolin çfarë do të bësh?

-Për Bekimin si do ta zgjidhësh?

Prifti – Do ta zgjidh mos ki merak

Meta – Zgjidhe pra

Prifti – Ose ndoshta të bisedoj dhe një herë me Armon, do ta anuloj të parën ….

Meta – Po mirë, anuloje, pse s’e bën?Anuloje!

Meta – Gjeje!

Prifti – Po të flas dhe një herë me Armon

Meta – Po gjeje vetë. Po mos i zvarrit këto gjëra

Meta – Tani për punën e hidrocentralit të Gimit.

Meta- Tani, nuk e di në çfarë forme do të hysh ti o ku e di unë etj, etj

Meta – Ky Gimi më tha mua, ne mund të bëjmë diçka diku te 7%,

Pas publikimit të videos, opozita u çua në këmbë dhe organizoi protestë. Të gjithë e mbajmë mend, është protesta e 21 janarit, ku edhe u vranë 4 qytetarë. Mëngjesin e 21 janarit mijëra mbështetës të opozitës iu përgjigjën thirrjes për të dalë në protestë. Video e regjistruar nga Dritan Prifti me shefin e tij politik Ilir Meta, e ndezi zjarrin e protestës. Protesta e 21 janarit 2011 u mbyll me katër viktima, tre të vrarë me armë zjarri në harkun e dhjetë minutave dhe një i plagosur rëndë që ndërroi jetë pak ditë më vonë. Meta jep dorëheqjen nga posti, por nuk largohet nga koalicioni qeverisës. Përkundrazi, në 2011, Ilir Meta së bashku me Lulzim Bashën formojnë dyshen që largoi Edi Ramën nga kreu i Bashkisë së Tiranës. Por mjalti nuk zgjati shumë. Edhe pse qeverisja me PD nuk ishte e qetë, dy forcat politike arritën të bashkëqeverisnin për katër vite, derisa më 1 prill, ditën e Gënjeshtrave, Meta ktheu timonin e tij majtas për t’u bashkuar sërish me Edi Ramën. Të dy bashkë arritën të grumbullonin atë që e quajtën valën e 1 milionë “shuplakave” kundër Sali Berishës. Meta si kurrë më parë arriti që të fuste në Kuvend 16 deputetë. 16 mandate!

Rënia e Ilir Metës!

EDI RAMA DHE ILIR META

Bashkëpunimi me Edi Ramën i dha Ilir Metës postin e kryeparlamentarit, por i kushtoi marrëdhënien me Sali Berishën. Edhe pse nga karrigia më e lartë e Kuvendit e përkëdhelte hera-herës me fjalët “doktori është pika ime e dobët”, Berisha nuk pyeste.

Edhe pse dikur e kishte mbrojtur duke e cilësuar montazh videon e Dritan Priftit, në mars të vitit 2015, Sali Berisha pranoi publikisht në Kuvend se videoja ishte e vërtetë. Më shumë se një pendesë, ishte pranimi i një të vërtete në shenjë hakmarrje ndaj Metës. Nga Kuvendit, një përplasje e ashpër ndodhi mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Të dy e akuzonin njëri-tjetrin për vrasje dhe korrupsion. Berisha i kërkonte Metës të jepte dorëheqjen si kryetar i Kuvendi, pasi akuzohej se kishte porositur vrasjen e deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Nga ana tjetër, Meta i tha se e kishte dhënë një herë dorëheqjen në janar 2011 për Shkëlzenin, duke aluduar se i biri i Berishës ishte në videot e Dritan Priftit në mënyrë komprometuese.

Rënia e Ilir Metës!

EDI RAMA DHE ILIR META

“Herën e parë, dorëheqjen e dhashë prej Shkëlzenit, se ai ishte në videon e Dritan Priftit, dhe ti e di shumë mirë…”, tha Meta. Por jo çdo përplasje vjen kot! Pas asaj seance, ‘akujt’ mes Berishës dhe Metës nisën të zbuteshin. Përplasja e fundit u shënua kur Lulzim Basha ndërmori një fushatë akuzash ndaj LSI-së. Vetëm pak muaj më pas, PD dhe LSI u bashkuan kundër qeverisë, duke zyrtarizuar edhe një aleancë më pas. Aleanca u forcua edhe më shumë pasi Meta u betua si president i vendit. Drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim ia dha të shoqes së tij, Monika Kryemadhit. Para se të betohej si president në vitin 2020, nga zgjedhjet e 2019 nxorri 19 deputetë dhe vetë opozitën e vazhdoi nga pozita e të parit të shtetit. 2 herë tentoi maxhoranca që ta shkarkonte si president, por po dy herë e la në mes misionin e nisur.

Gjykata Kushtetuese, me të gjitha votat e saj, i dha të drejtë Ilir Metës dhe rrëzoi PS-në në akuzët e saj, se kreu i shtetit u përfshirë në fushatë për zgjedhjet e 25 prillit, u bë palë me opozitën dhe tentoi të cënonte marrëdhëniet me partnerët strategjikë, në veçanti me SHBA-në. Edi Rama dhe Ilir Meta do të përplaseshin për herë të parë, për Sandër Lleshajn dhe Gent Cakën, në vitin2018. Rama do e propozonte Lleshajn për ministër në tetor të 2018-ës, ndërsa Meta e dekretoi në limitet e afatit që i jepte Kushtetuta pasi ai hoqi dorë nga gradat ushtarake që mbante. Pas Lleshajt përplasja vijoi me Cakajn. Ky i fundit nuk u dekretua kurrë nga Meta dhe u desh që të mbante postin si ministër “në hije”,  me të drejta të deleguara. Ministër i Jashtëm për pak kohë qëndroi vteë kryeministri Edi Rama. Pas pak muajsh do të mbaheshin zgjedhjet lokale për drejtuesit e pushtetit vendor. Meta do të dekretonte 30 qershorin dhe pasi opozita nuk pranoi të hynte në zgjedhje. Mandatët e opozitës ishin djegur dhe kjo bëri që ai t’i anulonte zgjedhjet por maxhoranca nuk e llogariste diçka të tillë dhe mori të gjitha Bashkitë. Edhe këtu u provua shkakrimit, por sërish nuk ndodhi. Komisioni i Venecias nuk i dha të drejtë Ramës. Kundërshtime mes palëve pati edhe për emërimet në Kushtetuese ku sërish u kërkua ndërhyrja e Venecias derisa…më 2 prill ndodhi ajo që nuk iste parë kurrë. Me disa beteja të fituara, Ilir Meta mbajti miting më 2 mars para Presidencës. Duke puthur Kushtetuën, i shpalli luftë qeverisë dhe premtoi rikthimin në politikë. Në përplasjet me maxhorancën, në lojë u fut edhe ambasada amerikane. Edhe pse në fakt, Meta nuk kishte pasur marrëdhënie të mira as me Donald Lu-në, ardhja e Yuri Kim nuk ndryshoi asgjë. Marrëdhëniet u acaruan sepse Meta po bënte thirrje të forta për mbrojten e votës. Fliste për prerje duarsh që vidhnin vota, apo dhe mbrojtje të vullnetit të qytetarëve me cfurqe. Asokohe, përmes një statusi në rrjetet sociale, Kim, pa përmendur asnjë emër tha se ishte e papranueshme që kushdo qoftë të bëjë thirrje për ‘cfurqe’ apo për dhunë.

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “Cfurqe” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal,”- shkruante Kim.

Ky status solli reagimin e Presidentit Ilir Meta, i cili teksa ndodhej në “Çim Peka Live”, akuzoi ambasadoren Kim se po mbronte kryeministrin Edi Rama. Por kësaj herë pati edhe insinuata nga ana e Metës për vrasje.

Janë 100 ambasada të mbajnë vendin e tyre. Nëse SHBA kanë një problem me mua siç thotë ky qen bir qeni çuni i Kristaq Ramës, SHBA nëse kanë gjë me mua, se ky nxjerr spiunët e UDB-së, Frrok Çupin me shokë. Ilir Meta e di që nuk është i pavdekshëm, nuk jam nga ata që mendojnë se jam i pavdekshëm, se kur ka vdekur dhe Skënderbeu, jo më Ilir Meta. I kam thënë që nëse keni gjë me mua më lajmëroni nëse e keni se unë e di që ju më vrisni nëse doni. Por të paktën, më çoni te Mali me Gropa dhe më lëshoni një raketë që të mos dëmtoni njerëzit e tjerë. Takimin e parë ia kam thënë zonjës, moj zonjë, je këtu për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo mes Serbisë dhe Amerikës,”- tha Meta ndër të tjera. Me kalimin e muajve situata u sheshua derisa Kim la përfundimisht mandatin si ambasadore.

Pasi la postin e presidentit, Meta u rikthyer furishëm në politikë. Reformoi LSI-në, duke e quajtur tanimë Partinë e Lirisë. Për 5 vite, e la me 19 deputetë dhe e gjeti me 4. Fajtore bëri bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin. Përçarja më e madhe mes të dyve, ka ndodhur në vitin 2019, kur Monika Kryemashi, iu bashkua aleatit të saj në opozitë Lulzim Basha, duke djegur mandatet e deputetëve të LSI-së, që asokohe gëzonte pozita të forta edhe në Kuvend. E kjo pikë kritike, është përdorur dhe ripërdorur nga Ilir Meta, deri kur vendosi që të rikthehej në krye të LSI-së, duke ndryshuar emrin e forcës politike që vetë themeloi, dhe duke spastruar nga aty të gjithë besnikët e Monika Kryemadhit. Përmes një manovre statutore, Meta i ndaloi Kryemadhit poste në nivele drejtuese, edhe pse kjo e fundit tentoi që të bënte qëndresë, duke u përballur me bashkëshortin e saj në Konventën e Partisë së Lirisë.

“Mendimet e mia do të jenë të drejtpërdrejta. Unë kam këndvështrim ndryshe sa i përket strukturimit të partisë. Nuk po them që kur kam drejtuar LSI-në kam shkëlqyer edhe të drejtën për të shprehur mendimin tim nuk mund të ma heqë dot. Nuk ka konflikt por një sjellje që ka marrë nga këshilltarët e gabuar”, do të shprehej Kryemadhi.

Por pavarësisht çështjeve brenda partisë, përçarja mes Metës dhe Kryemadhit u bë dhe më e dukshme, me thirrjet e shpeshta të tyre në Prokurorinë e Posaçme, ku nuk kanë kursyer as familjarët. Ndryshe nga Meta që ka zgjedhur që të hedhë akuza të forta në drejtim të SPAK, dhe kreut të saj Altin Dumani, Monika Kryemadhi nga ana e saj, ka zgjedhur që të shkojë dhe të japë llogari sa herë që i është kërkuar, duke deklaruar edhe publikisht, se kjo pikë e ndan atë nga Ilir Meta. Ky i fundit tentoi të shiste hetimet e Prokurorisë së Posaçme, si një dosje që lidhet vetëm me Kryemadhin, me apartamentet e nënës dhe vëllait të saj, ndërhyrjet estetike, apo shkollimin e fëmijëve. Ndërkohë që në fakt, një prej çështjeve më të nxehta për Metën, është çështja CEZ DIA, ku ai akuzohet se ka ndërhyrë, në kohën kur ka qenë ministër i ekonomisë.

Rënia e Ilir Metës!

SALI BERISHA DHE ILIR META

Sot jemi para një fakti të ri! Ilir Meta është në burg! Sesa do të dënohet, i mbetet në dorë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por pak është të thuash se kjo ngjarje do të ketë një vend të rëndësishëm në historinë e vendit!