nga Klodian Tomorri
Kur sheh permbledhjen e akuzave te SPAK per Ilir Meten kupton se sa vend i bekuar ka qene Shqiperia dhe sa pak korrupsion ka patur krahasuar me tani.
Aty akuzohet Meta se nga pozitat e aksionerit te minorances ka perdorur influence qe DIA te merrte kontraten e mbledhjes se borxheve nga CEZ, nga e cila Kastriot Ismailaj fitoi 6 milione euro.
Marreveshje mes dy kompanive te menaxhuara privatisht. Nderkohe qe nuk behet e qarte se leke mori Meta nga kjo pune dhe cili ishte demi qe iu be qytetareve.
Se dyti, akuzohet Meta se ka perdorur influence tek zyrtaret e tij qe Unifi Communications INC te merrte marreveshje interkonjeksioni nga nje kompani telefonike.
Serish marreveshje mes dy kompanive private, pas asnje pasoje tek buxheti publik apo parate e qytetareve.
Ne fakt, Unifi ka patur marreveshje interkonjeksioni me te tre kompanite celulare. Biznesi i saj ka qene qe blinte minuta nga Vodafone, AMC dhe Eagle dhe i shiste jashte. Ose blinte jashte dhe ja u shiste ketyre.
Si Unifi ka patur 16 kompani te tjera private qe e kane bere kete dhe kane patur marreveshje interkonjeksioni me kompanite celulare. Nga e bija e Marsel Skendajt e deri tek te tjere.
Ne kembim te kesaj, administratori i kompanise-thote akuza- i beri karti krediti Metes dhe Monikes. Adrian Shatku eshte kusheriri i Monika Kryemadhit. Tani kusheriri edhe te jep para. Per sa kohe qe ti nuk thua se si e favorizove ate, kjo eshte pak veshtire te klasifikohet si korrupsion.
Akuza me e rendesishme ne termat e interesit publik aty eshte ligjberja me porosi. SPAK thote se Monika Kryemadhi mori persiper dhe ndryshoi nje ligj per llogari te Samir Manes. Ne kembim perfitoi perkohesisht nje vile.
Tani kete perfitimin e perkohshem une nuk e kuptoj si term. Se vilen ose ta japin dhe e perfiton ose nuk ta japin. Perkohesisht dmth qe Samiri e paska lene Meten ca kohe te rrije pa qira tek vila e tij, qe me pas ja shiti Batonit.
Qe kjo akuze te qendroje duhet qe njerezve t’u thuhet se cfare ligji u ndnryshua. Sa humben qytetaret nga ndryshimi i ketij ligji. Ca demi iu be konkurrences apo interesit publik. Ndoshta do jene ne dosje.
Por te thuash qe ndryshoi ligjin dhe perfitoi perkehesisht nje vile eshte si te thuash qe gjuajti me tank dhe vrau nje mushkonje.
Nejse. Keta e kishin pikturuar Ilir Meten si simbolin e korrupsionit 30 vjecar ne Shqiperi. Me keto qe thote SPAK-u ne akuze, Meta s’paska qene dot as 10 per qind e nivelit te Tusheve dhe Mollave qe mbante Lali rrotull. Lere pastaj artileria e rende ketej nga inceneratoret, check uprat, sterilizimet e me the e te thashe.