Tregu i blerjeve nga AliExpress është kthyer në një kaos të vërtetë për shkak të futjes së duarve të oligarkëve me qendra tregtare në bashkëpunim me personazhe si Edmond Leka që ka marrë në duar shpërndarjen e këtyre porosive nga Posta Shqiptare.

Mijëra qytetarë janë duke u ankuar tani se nuk kanë marrë në duar pakot e porositura dhe të paguara në AliExpress për shkak të paaftësisë dhe dashakeqësisë së Albanian Courier, të cilët po i shërbejnë kështu oligarkëv eme qendra tregtare duke penguar qytetarët që të blejnë “mirë dhe lirë” në AliExpress.

Pasi dështuan në mënyrë spektakolare për shpërndarjen e këtyre pakove, Gazeta Jonë mëson se Albanian Courier dje dhe sot ka transferuar mbi 5 mijë pako te kompania tjetër e postës private ADEX, e cila po telefonon qytetarët tani dhe me ton urdhërues i kërkon tërheqjen e pakos brenda pak orësh, “ndryshe ta kthejmë mbrapsht dhe nuk merremi më me këtë”.

Të gjithë heshtin para këtij skandali dhe kërkojnë vetëm të marrin llokma nga tregtia online. Struktura shërben si një bandë kriminale që kërkon të zhvasë ç’të gjejë dhe në kryer të maskarallëkut qendron pikërisht Edmond Leka.

Çfarë ndodhi

Porositë nga E-Bay dhe Ali Express deri para nisjes së verës 2024 kanë qenë ekskluzivitet i Postës Shqiptare. I gjithë fluksi i porosive online në këto dy platforma, merrej dhe shpërndahej nga degët e Postës Shqiptare. Mirëpo, me nisjen e sezonin veror në lojë janë futur dhe dy postat private, Albanian Courier dhe Ultra.

Kjo gjë ka sjellë dhe një kaos në shpërndarjen e porosive. Prej më shumë se tre javësh, shumë qytetarë postojnë video në Tik Tok ku tregojnë se nuk kanë arritur të gjurmojnë porosinë që kanë bërë në Ali Express, të cilën dhe e kanë paguar, por nuk e kanë marrë, pavarësisht tejkalimit të çdo afati të paralajmëruar nga shitësi. /GazetaJonë