Një tërmet ka goditur qytetin e Fierit gjatë orëve të pasdites. Sipas të dhënave, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 ballë dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Vlorës.

Mësohet se epiqendra ka qenë në fshatin Çifçi, 56 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 11 kilometra në lindje të qytetit të Fierit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 

Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, më datë 25.10.2024, në orën 19:32:42.

Epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km.

Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale