Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Piacenzës, Itali, ku një adoleshente me origjinë shqiptare, rreth 14 vjeç, ka humbur jetën pasi ra nga çatia e një pallati 7-katësh.
Sipas mediave italiane, vajza e re ra nga lartësia, por rënia u ndalua nga tarraca e një apartamenti në katin e katërt.
Pavarësisht përpjekjeve të ekipit të shpëtimit që arriti menjëherë në vendngjarje, fatkeqësisht nuk e mitura nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
Aktualisht, autoritetet italiane po hetojnë ngjarjen dhe nuk përjashtojnë asnjë hipotezë në lidhje me shkaqet dhe dinamikën e incidentit tragjik.