Kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të qeverisë kanë vijuar takimet e tyre me pensionistët, këtë herë në Fier.

Ai ka folur për bonusin e fundvitit dhe tha se po mendohet për një bonus të ri që do të jetë më i lartë se ai aktuali dhe do të jetë i përhershëm.

Në po përgatitemi të bëjmë një bonus të ri që të jetë i përvitshëm dhe të jetë më i lartë se ky që është. Ky është hapi i parë dhe do të jetë i përherëshëm. Është një fond që ne do ta lëmë mënjanë në çdo buxhet për pensionistët. Po bëjmë një plan për rritjen graduale të pensioneve brenda mandatit të ardhshëm. Po bëjmë dhe një plan që të lidhim pensionistët me rritjen ekonomike të drejtpërdrejtë. Rritja ekonomike vjetore parashikohet dhe mbi bazën e atij parashikimi ndërtohet gjithë buxheti, pra do kemi këto investime, do kemi këto të ardhura nga taksat dhe prandaj do vëmë këtë buxhet. Ne duam që çdo gjë që rritet përtej parashikimeve. Në cdo pjesë që rritet mbi parashikimin ne duam ta lidhim me pensionistët, çfarë del mbi parashikim ta marrin pensionistët”, tha Rama.