“Blindohet” me kamera Parlamenti, Elisa Spiropali 140 mijë euro tender sekret

Ndryshe nga zonja Lindita Nikolla, e cila pasqyronte qytetari dhe finesë në drejtim, pavarësisht akuzave të opozitës, ardhja e Elisa Spiropalit në krye të Kuvendit ka ndryshuar frymën aty duke e kthyer në një arenë konflikti për deputetët, por edhe stresi për punonjësit.

Ajo njihet si person që shtyn para agjendën e stafit të vet duke mos marrë në konsideratë situatën në institucionin ku shkon.

Ndërkohë, siç raportojnë mediat sëfundmi Elisa Spiropali ka firmosur një tender rreth 170 milionë lekë me TVSH për të blerë kamera vëzhgimi për ambientet e Kuvendit. Tenderi është shpallur sëfundmi dhe gara nuk është e hapur për të gjitha kompanitë, por përmes një Marrëveshje Kuadër, e cila si procedurë i jep dorë institucionit të zgjedhë në një farë mënyrë operatorët që ka dëshirë drejtuesi.

Tenderi me vlerë totale rreth 170 milionë lekë me TVSH është i ndarë me dy lote, ku pjesën dërrmuese të fondit e merr instalimi i kamerave në ambientet e Kuvendit dhe një pjesë minimale ka të bëjë me mirëmbajtjen 24 mujore të sistemit të kamerave, shkruan korrieri .

PROCEDURAT E PËRZGJEDHURA DHE HAPAT

Faza 1 – Parakualifikimi: Kandidatët do te dorezone dokumentat e kerkuara ne DT. Autoriteti Kontraktor, do te shqyrtoje dokumentat e dorezuara nga Kandidatet dhe do te vleresoje nese ky dokumentacion ploteson kerkesat e kualifikimit te percaktura ne dokumentat e tenderit.

Opsioni per zvogelimin e numrit te kandidateve te pershtatshem: Ne njoftim janë percaktuar kushtet ose regullat që synohen per te aplikuar ne zvogelimin e numrit te kandidateve te pershtatshem. Numri minimal i kandidateve te pershtatshem, nuk duhet te jete me pak se 3(tre).

Ne rast te numrit te mjaftueshem te kandidative te pershtatshem, autoriteti kontraktor duhet te ftoj te paktën, numin e kandidateve qe eshte i barabarte me numin minimal te paracaktuar të kandidateve.

Ne rast se numri i kandidative, ge plotesone nivelet minimale te aftesise, eshte me i vogel se numri minimal, autoriteti kontraktor mund te vazhdoje me proceduren, duke fuar nje ose me shume kandidate qe kane aftesite e kerkuara.

Kur autoriteti kontraktor merr parasysh se numri i kandidateve te pershtatshem eshte I pamjaftueshem per te siguruar konkurrence te vertete, ai mund te pezulloje proceduren dhe te publikoje perseri njoftimin fillestar te kontrates ne fushen e mbrojjes e te sigurise dhe te vendose afatin e ri per dorezimin e kerkesës per te marre pjese. Ne kite rast, ata kandidate, te cilët jane prgiedhur ne proceduren e pezulluar, si dhe ata te zgjedhur ne vijim te njoftimit te dyte te kontrates ne fushën e mbrojjes dhe te sigurisë, duhet te ftohen ge te dorezojne oferten per te negociuar.

Faza 2 – Ftesa per te paraqitur ofertën fillestare: Autoriteti Kontraktor dergon ne ftese per te dorezuar oferta fillestare, kandidative te cilet kanë plotesuar kerkesat per parakualifikim.

Autoriteti Kontraktor shayrton dhe vlerison ofertat fillestare nese keto oferta plotesone kerkesat e percaktuara ne dokumentat e tenderit.

Autoriteti Kontraktor fton me shkrim/elektronik te jithe Ofertuesit ge kane paraqitur ofertat fillestare te kualifikuara, ge te fillone negociatat me Autoritetin Kontraktor.

Autoriteti Kontraktor i zhvillon negociatat edhe ne menyre te pavarur e individuale me do Ofertues, duke ruajtur parimin e barazise dhe transparences. Gjate ketyre negociatave Autoriteti Kontraktor negocion elementit e ofertes teknike per te pershtatur ofertat e tyre me kerkesat e Autoritetit Kontraktor.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Elisa Spiropali kamera tenderi